
Mobilje me porosi
për shtëpi moderne
Kuzhina, garderoba, TV komoda, paradhoma dhe dhoma gjumi të punuara me matje, prodhim të kujdesshëm dhe montim në vend.

E marrim hapësirën me matje, e vizatojmë me kujdes dhe e prodhojmë sipas nevojës së shtëpisë suaj.
Punojmë kuzhina, garderoba, dhoma gjumi, komoda, panele muri dhe zgjidhje të plota për enterier. Fillojmë me bisedë dhe matje në hapësirë, pastaj përgatisim projektin, prodhimin dhe montimin deri në detajin e fundit.
Çka punojmë
Disa nga hapësirat ku kemi punuar kuzhina, garderoba dhe mure televizori.

Një ekip për matje, projektim, prodhim dhe montim.
Punë sipas hapësirës
Çdo element përshtatet me murin, këndin, ndriçimin dhe përdorimin e përditshëm.
Projekt i qartë
Para prodhimit i sqarojmë përmasat, materialet, ngjyrat dhe mënyrën e montimit.
Materiale të zgjedhura
Përdorim materiale që mbajnë mirë në përdorim dhe duken bukur edhe pas viteve.
Montim me kujdes
Në fund kontrollojmë vijat, hapjet, bashkimet dhe detajet që shihen çdo ditë.
Keni një hapësirë që doni ta rregulloni?
Na dërgoni disa foto ose përmasa të përafërta dhe e shohim bashkë zgjidhjen më të mirë për shtëpinë tuaj.
Na shkruani



