Rreth nesh

Mobilje me porosi, të punuara për hapësirën ku jetoni.

TV wall dhe enterier me porosi nga Toni Furniture
Si punojmë

Toni Furniture merret me enterier dhe mobilje me porosi për shtëpi e banesa. Qëllimi ynë është i thjeshtë: mobiljet të duken bukur, të përshtaten mirë dhe të jenë të lehta për përdorim çdo ditë.

Punojmë kuzhina, garderoba, dhoma gjumi, TV wall, komoda, rafte dhe zgjidhje të plota për disa hapësira. Çdo punim fillon me matje të sakta dhe vazhdon me projekt, prodhim e montim.

Nuk përdorim zgjidhje të gatshme për çdo rast. E shohim hapësirën, dëgjojmë çka ju duhet dhe pastaj propozojmë formën, ngjyrën dhe materialin.

Përzgjedhje materialesh për mobilje me porosi
Materialet dhe pamja

Pamje e pastër, materiale të mira dhe detaje që përdoren çdo ditë.

Te mobiljet me porosi rëndësi kanë edhe gjërat e vogla: si hapet dera, ku ruhet secili send, sa ndriçim duhet dhe si lidhen ngjyrat me pjesën tjetër të shtëpisë.

Prodhimi

Çdo element punohet sipas matjeve të aprovuara.

Para se të fillojë prodhimi, i sqarojmë përmasat, materialet dhe detajet. Kjo na ndihmon që montimi të shkojë më mirë dhe rezultati të dalë i pastër.

Prodhim i garderobës me porosi në punëtori
Procesi ynë

Pesë hapa të thjeshtë nga ideja deri te montimi.

01

Biseda e parë

Na tregoni çka ju duhet dhe cilën hapësirë doni ta rregulloni.

02

Matja dhe projekti

Marrim përmasat në vend dhe e përgatisim zgjidhjen sipas hapësirës.

03

Materialet

Zgjedhim ngjyrat, teksturat, mekanizmat dhe detajet para prodhimit.

04

Prodhimi

Elementet punohen në punëtori sipas matjeve të aprovuara.

05

Montimi

Ekipi e monton punimin në vend dhe kontrollon detajet në fund.